BIK

Në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, edhe për katër vjet të tjera do të jetë myftiu, Naim Tërnava

Në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, edhe për katër vjet të tjera do të jetë Naim Tërnava. Ky është rezultati që cilin e kanë vendosur delegatët e Kuvendit të Bashkësisë Islame përmes procesit zgjedhor, ku Tërnava fitoi shumicën e votave. Myftiu, Naim Tërnava mori 52 vota nga trupi zgjedhor, i cili përbëhej nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame. Kundër-kandidat i Tërnavës ishte Reshat Mexhiti, i cili mori gjashtë vota, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme. Myftiu Tërnava ka mbajtur një qëndrim unifikues ne Bashkësinë Islame të Kosovës edhe pse është përballur me sfida deri edhe të rrezikshme, nga qarqe të caktuara, sidomon në fushatën kundër islamit për shkak të pjesëmarrjes së disa shqiptarëve,  në luftën e Sirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …