Tryeza e partive politike për tejkalim të krizës institucionale dhe politike, e cila është organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbahet të mërkurën, duke filluar nga ora 13:00. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se njëra ndër tri temat që do të diskutohen në këtë tryezë do të jenë edhe zgjedhjet e parakohshme. LDK-ja vlerëson se vendi ka hyrë në krizë institucionale dhe politike, veçanërisht pas humbjes së shumicës në Kuvendit e Kosovës të koalicionit qeverisës. Si rezultat i kësaj gjendjeje, temat e rëndësisë nacionale nuk mund të adresohen, prandaj, për të dalë nga kjo situatë, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme. Është në interesin më të mirë të qytetarëve që partitë politike të arrijnë konsensus lidhur me temat e rëndësisë nacionale, parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeveris, si dhe përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike, për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …