leoni

Tubimi gjithë popullor në Drenoc, për nder të 18 vjetorit të daljes publike të UÇK

Në fshatin Drenoc të Rahovecit, u mbajt tubimi gjithë popullor për nder të 18- vjetorit të daljes publike të UÇK- së në Zonën Operative të Pashtrikut, ku ishin të pranishëm kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, nënkryetari Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, veteranët e luftës nga Rogova e Hasit dhe të Suharekës, me të cilin rast u zbulua edhe Pllaka Përkujtimore në vendin ku ka qenë furra e bukës e UÇK- së.

Veterani i luftës, Isuf Gashi, potencoi se është nder që shtabit të tretë në nivel të Kosovës iu janë bashkëngjit e gjithë rrethina si Zatriqi, Ratkoci, Malësia e Vogël, e shumë fshatra të tjerë.

Vajdin Berisha, kryetar i OVL – dega në Rahovec u shpreh se kjo datë e lavdishme i paraprinë  aktiviteteve të shumta të ilegales të cilët ishin hapur shtigjet dhe trasuar rrugë. Pas kësaj date, Drenoci ishte shndërruar në fshat kazermë, duke vënë në shërbim çdo gjë të mundshme, madje edhe jetën e banorëve. Drenoci tani ishte bërë flakadan lirie, ndërsa Zatriqi ishte shndërruar në poligon stërvitjeje. Dëshmorët janë të vetmit, para të cilëve ne bashkëluftëtarët e tyre përkulemi me respekt dhe admirim.

Në fjalën e tij të mbajtur në shënimin e 18-vjetorit të daljes publike të UÇK-së Zona  Operative e Pashtrikut, kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi tha se jemi mbledhur sot këtu për të shënuar 18-vjetorin e rezistencë, ku djemtë tanë më të mirë i thanë jo-në me të fuqishme të histerisë një armiku që po synonte shuarjen tonë, sepse vetëm kështu mund të merrte këtë territor me të gjitha të mirat e veta.

Urdhërdhënësit dhe zbatuesit serbë filluan realizimin e planit famëkeq për zbrazjen e tokës tonë qoftë përmes dëbimit, vrasjeve e dhunës në forma të ndryshme. Por, djemtë e këtij trualli ishin ndër të parët që bënë një plan tjetër për të prishur këtë plan famëkeq të pushtetit të kësaj toke, që historikisht bënë luftë për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …