Turi i dëgjimeve për hartimin e buxhetit po vijon në Ferizaj

Sonte nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, i shoqëruar nga drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtori i Shërbimeve Publike Arben Halili si dhe drejtori i Infrastrukturës Meriton Hajdini në shkollën “Jeta e Re” në Greme, kanë takuar banorët  e fshatit Greme, Gaçkë, Varosh, Doganaj, Zaskok dhe Rakaj. Nënkryetari Aliu, në këtë takim, qytetarët e pranishëm i ka njoftuar me hartimin e projekt-buxhetit 2023-2025, por edhe për projekte që pritet të realizohen në vitin i ardhshëm në këto fshatra. Ndërkaq drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka dhënë të detaje të shumta sa i përket buxhetit komunal, si dhe ka kërkuar nga qytetarët e pranishëm që të parashtrojnë kërkesat e tyre, në mënyrë që të inkorporohen në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Banorët e këtyre lokaliteteve, theksuan kërkesat e tyre të cilat presin që të realizohen në vitin 2023, mirëpo sfida e gjithësecilit nga përfaqësuesit e këtyre fshatrave, ishte furnizimi me ujë të pijshëm, si dhe vendosja e disa pengesave në rrugët kryesore në mënyrë që të ndalohet shpejtësia e madhe e automjeteve. dhe mbeturinat. Kërkesat e paraqitura nga banorët u evidentuan në procesverbalin zyrtar të këtyre takimeve dhe nënkryetari Aliu në përgjigje të shqetësimeve e kërkesave të banorëve, tha se të gjitha kërkesat do të filtrohen, saktësohen dhe planifikohen në bashkëpunim edhe me Kryetarët e zgjedhur të fshatrave përkatëse, në mënyrë që këto investime të realizohen në kuadër të kornizës së mundësive financiare dhe prioritetit që kanë ato për komunitetin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron Ditën e Kushtetutës me shpresën që kjo ditë të jetë një reflektim për të gjithë ne për të respektuar dokumentin më të lartë të shtetit

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me rastin e 9 prillit – Dita …