Turizmi malor në Deçan vlerësohet si një nga resurset turistike më të mëdha të vendit

Turizmi malor në Deçan, vlerësohet si një nga resurset turistike më të mëdha të vendit dhe tërheq çdo vit turistë vendas dhe të huaj. Po bëhen përpjekje te vazhdueshme në përmirësimin e infrastrukturës, dhe sigurisë në këtë sektor. Kjo sjellë shtimin e të ardhurave për banorët e këtyre zonave, operatorëve të ndryshëm turistik, dhe e gjithë kjo ka ndikuar në rritjen e ekonomisë së vendit. Natyra e Deçanit është me një larmishmëri pejsazhesh malore që fillojnë që nga lartësi të vogla dhe deri në lartësi të mëdha. Por, këto zona përveç bukurive natyrore mbartin edhe një histori të lashtë, traditë dhe vlera të trashëguara me fanatizëm. Këto element e bëjnë turizmin malor më atraktiv, me mundësi të jashtëzakonshme turistike.

Për tu njohur më shumë me bjeshkët e Komunës së Deçanit, me bukurit që i ka krijuar natyra kliko në linkun më poshtë:  https://kk.rks-gov.net/…/s…/9/2017/10/BJESHKET-E-DECANIT.pdf

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …