Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e Armatosura Turke ka filluar t’i eksportojë në Shqipëri dhe Katar. Kompania “Ulusal Harp Teknolojileri Savunma Sistemleri AŞ” (Sistemet e Mbrojtjes së Teknologjive Kombëtare të Luftimit) që si rezultat i inspektimeve të Ministrisë turke të Mbrojtjes posedon një lloj certifikate të sigurisë të NATO-s, 25 vite zhvillon punime të modelimit të armëve anti-dron. Koordinatori i Hulumtimit dhe Zhvillimit të kompanisë, Bekir Yalçın, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se janë një kompani që prodhojnë jammer (bllokues valësh), ndërsa pas kërkesës së TSK-së kanë filluar prodhimin e armëve anti-dron për të luftuar kundër rreziqeve si tregtia e drogës, sulmet terroriste, spiunazh.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …