Turqia dhe Izraeli kanë rivendosur marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh
FILE - Turkish Foreign Minister Mevlut Cavusoglu, right, and Israeli Foreign Minister Yair Lapid pose for photos before their talks, in Ankara, Turkey, June 23, 2022. Israel and Turkey will restore full diplomatic relations and dispatch ambassadors for the first time in years, the latest step in months of reconciliation between the two countries, the Israeli prime minister's office said Wednesday, Aug. 17, 2022. The two countries, once friendly, had a more than decade-long falling out, but earlier this year Israel and Turkey began a process of rapprochement. (Necati Savas, Pool Photo via AP, File)

Turqia dhe Izraeli kanë rivendosur marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh

Turqia dhe Izraeli kanë vendosur plotësisht marrëdhëniet e tyre diplomatike.  Këto dy shtete të kthejnë ambasadorët përkatës në të dyja  vendet. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Izraelit, Jair Lapid, i cili njoftoi se dy vendet kanë përmirësuar marrëdhëniet e tyre diplomatike. “Përmirësimi i marrëdhënieve do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve midis dy popujve, zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe forcimin e stabilitetit rajonal”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit izraelit. Në Ankara, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu tha pas njoftimit të Izraelit se, pavarësisht rivendosjes së plotë të marrëdhënieve turko-izraelite, Turqia “nuk do të braktisë kauzën palestineze”. Ambasadorët e Turqisë dhe Izraelit në Tel Aviv dhe Ankara u tërhoqën në vitin 2018 pas vdekjes së 60 protestuesve palestinezë në Gaza.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …