leoni

Turqia dhe NATO-ja mund të përballen me një sulm të pa menduar mirë të Rusisë

Pas vrasjes së 33 ushtarëve turq dhe mbështetja që ka kërkuar Ankaraja nga NATO, është tensionuar edhe më shumë situata në mes të Turqisë dhe Rusisë. Turqia kërkoi mbështetje nga aleatët e NATO-s pasi bomba ruse vrau 33 ushtarë të saj – por Moska kërcënoi Turqinë se çdo përparim i ri i saj do të “përfundojë keq”. Ndërkohë, dy anije luftarake ruse të armatosur me raketa janë nisur për në brigjet siriane, ndërsa nga ana tjetër Bashkimi Evropian paralajmëroi se konflikti mund të rrëshqiste në “luftë të hapur”. Kohë më parë, presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan ka dërguar mijëra trupa dhe pajisje të rënda ushtarake në Siri për të mbështetur luftëtarët rebelë që po luftojnë me regjimin e Asadit të mbështetur nga Moska dhe është zotuar se Turqia do të nisë një ofensivë në shkallë të gjerë për të zmbrapsur forcat siriane. Nga ana tjetër, deputeti rus, Vlladimir Dzhabarov paralajmëroi se çdo operacion i tillë në shkallë të plotë në Idlib do të “përfundojë keq” për Ankaranë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …