Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, pas takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se Ankaraja dhe Moska kanë arritur “marrëveshjen historike”, për të garantuar integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë, si dhe për luftën kundër terrorizmit në këtë vend. Marrëveshja bën që mundur që, policia ushtarake ruse dhe rojet kufitare siriane do të hyjnë në anën siriane të kufirit turko-sirian, jashtë zonës së operacionit “Burimi i Paqes”, me qëllim për të lehtësuar nxjerrjen e elementëve të Milicisë kurde dhe armëve të tyre 30 kilometra larg kufirit të Turqisë në veri të Sirisë. Operacioni “Burimi i Paqes” nisi më 9 tetor për të eliminuar terroristët nga Siria veriore, për të siguruar kufijtë e Turqisë, për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë, si dhe për të garantuar integritetin territorial të Sirisë. Marrëveshje mbi Sirinë mes Turqisë dhe Rusisë erdhi pasi presidenti Erdoğan realizoi një vizitë pune në qytetin bregdetar rus Soçi për të takuar homologun e tij rus për të diskutuar mbi Sirinë dhe operacionin “Burimi i Paqes”. Turqia dhe Rusia do të formojnë një mekanizëm të përbashkët për të vëzhguar marrëveshjen mbi Sirinë dhe koordinimin e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …