Haaretz: Nën presion nga Turqia, Kosova mund ta kthejë mbrapsht vendimin për të hapur ambasadën, në Jerusalem

Turqia do të bëjë përpjekjet e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe në Kosovë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë  bëri të ditur se Ankaraja zyrtare do të bëjë përpjekjet e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe në Kosovë, raporton Anadolu.  Këshilli,  lëshoi një komunikatë pas takimit në kompleksin presidencial në Ankara me të cilin kryesoi presidenti turk,  Rexhep Tajip Erdoğan. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Ministria e Mbrojtjes më herët njoftoi se Turqia do të marrë komandën e misionit të KFOR-it në Kosovë në tetor të këtij viti. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë diskutoi edhe rreth ngjarjeve në Kaukazin Jugor. Në deklaratë thuhet se palët, veçanërisht Armenia, duhet të dijë se rruga drejt paqes së përhershme në Kaukazin e Jugut mund të bëhet e mundur vetëm përmes integritetit territorial të pakushtëzuar të Azerbajxhanit. Gjithashtu u theksua se Türkiye brenda dhe jashtë vendit do të vazhdojë me vendosmëri të luftojë kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj unitetit kombëtar, veçanërisht organizatat terroriste PKK/KCK-PYD/YPG, FETO dhe DEASH. Ndër themelet kryesore të politikës rajonale është çrrënjosja e terrorizmit dhe mbrojtja e stabilitetit në Kirkuk dhe rajon, tha kryetari  turk, Rexhep Tayyip Erdoğan.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …