Turqia e ka informuar NATO-n se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë nuk do të përfundojë në kohën e caktuar paraprakisht

Turqia e ka informuar NATO-n se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë nuk do të përfundojë në kohë për të mundësuar ceremoninë e anëtarësimit gjatë takimit të ministrave të jashtëm të aleancës javën e ardhshme, thanë të mërkurën dy burime që kanë njohuri për këtë çështje. Javën e kaluar, komisioni i punëve të jashtme i parlamentit turk shtyu një votim për anëtarësimin e Suedisë në NATO duke thënë se kishte nevojë për shqyrtime të mëtejshme. Komisioni ka të ngjarë ta rifillojë debatin mbi këtë çështje të martën ose të mërkurën, tha një nga burimet. Ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen në Bruksel pikërisht në këto ditë, më 28 dhe 29 nëntor, një takim që disa në bllokun perëndimor kishin shpresuar se do të shënonte pranimin e Suedisë. Ministria e Jashtme turke nuk ka komentuar. Suedia edhe Finlanda kërkuar të anëtarësohen në NATO në maj të vitit të kaluar, pas agresionit të Kremlinit ndaj Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …