Ministri turk i Arsimit, Mahmut Özer, me rastin e 23 Prillit, Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve vizitoi bashkë me mësuesit dhe nxënësit Mauzoleun Anıtkabir të Atatürkut në Ankara, raporton Anadolu. Delegacioni nën kryesimin e ministrit Özer i përbërë nga përfaqësues të ministrisë, mësues, nxënës dhe prindër vendosën në Mauzole kurorë me lule, mbajtën qëndrim nderi dhe më pas u intonua himni kombëtar. Në librin e përkujtimeve në mauzole ministri Özer shkroi: “I dashur Ataturk, jemi edhe njëherë në praninë tuaj në 103-vjetorin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiye-s e cila është manifestimi i vetëm i vullnetit dhe pavarësisë së kombit tonë. Në rrugën e pavarësisë që u nisëm me parimin ‘sovraniteti pa kushte i takon popullit‘ fëmijët janë garancia më e rëndësishme si dhe pronarët e vërtetë të së ardhmes tonë të ndritur. Me rastin e 23 Prillit Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve që ju i keni dhuruar atyre dhe që ndriçon të gjithë fëmijët e botës me dritën e saj, ne po përjetojmë gëzimin e freskimit të besimit dhe sigurisë tek brezat e ardhshëm”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …