Turqia, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum mbi aplikimet e vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO pas bisedimeve katërpalëshe të zhvilluara në Madrid. Presidenti i Turqisë Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, u takuan për të diskutuar çështjen e anëtarësimit në aleancë, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje. Bisedimet zgjatën pothuajse dy orë. Stoltenberg njoftoi se tri shtetet kanë arritur një marrëveshje që hap rrugën për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO”. Aleatët e Aleancës do të marrin vendimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës të mërkurën”, u shpreh shefi i NATO-s. Sipas memorandumit të nënshkruar, Finlanda dhe Suedia nuk do të ofrojnë mbështetje për degët e grupit terrorist Partisë Komuniste të Kurdistanit dhe terroristëve të organizatës FETO, dhe të zotohen do të refuzojnë terrorizmin në të gjitha format e tij. Në memorandum theksohet se Finlanda dhe Suedia do të trajtojnë me shpejtësi kërkesat në pritje të Türkiye-s për dëbimin ose ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm. ( Anadolu Agensy)
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …