Mediet në Turqi bëjnë të ditur se janë vrarë dy ushtarë turq dhe pesë të tjerë i janë plagosur nga sulmet ajrore ruse në veriperëndim të rajonit të Idlibit në Siri. Kjo është shenja për përshkallëzim të dhunës në të cilën Ankaraja dhe Moska përkrahin palë të ndryshme. Forcat ajrore ruse, që përkrahin forcat qeveritare siriane, kanë kryer sulmet me bombarduese të tipit Su-24, Qendra ruse për pajtimin e palëve ndërluftuese. Për dallim nga Rusia, Turqia, vend anëtar i NATO-s, përkrah militantët që kundërshtojnë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad. Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se rreth 50 ushtarë qeveritarë të Sirisë janë vrarë si përgjigje ndaj sulmeve, dhe se janë shkatërruar pajisje tjera ushtarake. Përleshjet në Idlib, rajonin e fundit të kontrolluar nga kryengritësit që kundërshtojnë regjimin sirian, janë duke ndodhur një ditë pasi kryetari turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar për ofensivë turke në këtë rajon. Të përkrahura nga forcat ajrore ruse, trupat siriane janë duke tentuar të pushtojnë këtë rajon.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …