Turqia, në vjeshtë të këtij viti, do të marrë komandën e forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO-ja, në Kosovë

Turqia, në vjeshtë të këtij viti, do të marrë komandën e forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO-ja, në Kosovë

Pas eskalimit të situatës në veri të vendit tonë, në fillim të qershorit të këtij viti,  një kontingjent me qindra ushtarë turq, sipas vendimit të  NATO-s  erdhi në Kosovë dhe iu bashkua  forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Ndërkohë u bë me e ditur se Turqia pritet të marrë komandën e forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO në Kosovë në një rotacion të planifikuar për në vjeshtë, thuhet në njoftimin  e këtij misioni. Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, thotë  se marrja e Komandës nga  Turqia, është e dobishme për Kosovën, sepse oficerët turq e njohin mirë realitetin në Kosovë dhe në Ballkan. Sa i përket Kosovës, ne e mirëpresim secilin komandant. Ne asnjëherë s’kemi pas probleme me KFOR-in. Prejardhja e komandantit të KFOR-it, nuk ndikon në planin operacional, tha ai. Komandanti aktual i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, u emërua në këtë pozitë, gjatë tetorit të  vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …