Qeveria në Ankara është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Turqia qëndron e palëkundur në mbështetje të Palestinës, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u ka dërgua ftesë për pjesëmarrjen në një protestë pro palestineze gjashtë krerëve të shteteve të rajonit. Protesta pritet të zhvillohet sot në Stamboll. Për këtë protestë janë ftuar  princit të kurorës saudit Muhammed bin Salman, presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, mbretit jordanez Abdullah II, presidentit palestinez Mahmud Abbas dhe krerëve të shteteve të Libisë dhe Libanit. Tubimi do të zhvillohet, sot në orën 15.00, në ish-aeroportin e Stambollit “Ataturk”, nga ku presidenti turk do t’i drejtohet  protestuesve paqësorë, Turqia i ka dënuar ashpër sulmet e izraelit në Rripin e Gazës. Por deklarata që ka ngjallur më shumë reagimin e faktorit ndërkombëtar është se Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një lëvizje që lufton për të drejtat e popullit të vet.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …