Turqia shënoi 8-vjetorin e përpjekjeve për grusht-shtet të 15 korrikut të vitit 2016, duke kujtuar jetët e humbura dhe duke festuar unitetin e kombit, raporton Anadolu. Që nga përcaktimi i festës shtetërore në tetor 2016, Türkiye çdo vit shënon 15 Korrikun si Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, me aktivitete në mbarë vendin për të përkujtuar ata që humbën jetën duke mposhtur puçistët dhe për të kujtuar trimërinë e kombit. Përpjekja e mposhtur për grusht shteti, në të cilën 252 njerëz u vranë dhe 2.734 u plagosën, u komplotua dhe u krye nga Organizata Terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj, me seli në Amerikë, Fetullah Gylen. Kryetari i vendit Rexhep Tayyip Erdoğan vendosi lule në monumentin e urës së dëshmorëve të 15 Korrikut. Në fjalimin e tij pas ngjarjes të mbajtur në Istanbul, Erdoğan shprehu krenarinë e madhe duke kujtuar rezistencën heroike të kombit, i cili duke përdorur vetëm duart, doli kundër tankeve dhe armëve vdekjeprurëse.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …