Turqia do të mbështesë Kosovën në ndërtimin e infrastrukturës sportive

Turqia do të mbështesë sportin e Kosovës, me theks të veçantë në infrastrukturë fizike. Kësisoj i premtoi Ministrit te Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi homologu i tij, Ministri i Sportit dhe Rinisë i Republikës së Turqisë, Osman Aşkın Bak, në takimin që është zhvilluar në Ankara. Ministri Gashi e falënderoi Ministrin Aşkın Bak për pritjen dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritashme që Turqia ka dhënë për sportin e Kosovës, sidomos në procesin e ndërkombëtarizimit të tij, por edhe në fushat tjera. Ministri Gashi e njoftoi ministrin turk të sportit për organizimin dhe rregullimin e jetës sportive në vendin tonë si dhe arritjet e sukseset e sportistëve dhe në fushën e sportit. Ai e informoi ministrin Bak për talentet që Kosova ka në sport, me theks të veçantë për sukseset në xhudo, ku Kosova përmes xhudistes Majlinda Kelmendi, ka arritur të fitojë medalje olimpike në LO RIO 2016. Gjithashtu, ministri foli edhe për procesin e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, për angazhimet që po bën ministria në përmirësimin dhe plotësimin e infrastrukturës fizike e ligjore në sport, ku veçoi planin për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës, nevoja këto që kanë dalë pas pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të sportit. Ministri Kujtim Gashi kërkoi nga shteti mik i Turqisë që të ndihmojë Kosovën edhe me një stadium tjetër të dytë, pasi që për Stadiumin Kombëtar kanë filluar procedurat. Ai me këtë rast mori premtime se Ministria e Sportit dhe e Rinisë e Republikës së Turqisë do të angazhohen në këtë drejtim që ky projekt kapital të realizohet sa më shpejt, fillimisht me takimin e profesionistëve për të hartuar një plan dhe më pas të diskutohen modalitetet e financimit të stadiumit dhe ndërtimit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …