Turqia vazhdon të interesohet e të kërkojë të drejtave e turqve në Trakinë Perëndimore

Turqia vazhdon të interesohet e të kërkojë të drejtave e turqve në Trakinë Perëndimore

Turqia ka njoftuar se do të vazhdojë të jetë një “kërkuese e pathyer” e të drejtave të turqve të Trakisë Perëndimore dhe do të qëndrojë gjithmonë pranë të gjithë popullit që punon me përkushtim për përdorimin e këtyre të drejtave. Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një mesazh mbështetës në llogarinë e saj në Twitter me rastin e 29 janarit, Ditës së Rezistencës Kombëtare dhe Solidaritetit Social të Turqve të Trakisë Perëndimore. “Më 29 janar, pika kthese e luftës për të drejtat e bashkatdhetarëve tanë në Trakinë Perëndimore për njohjen e identitetit të tyre ‘turk’, theksojmë edhe një herë se do të vazhdojmë të jemi ndjekës të palëkundur të të drejtave të turqve të Trakisë Perëndimore”, shkruhet në mesazh. Ministria theksoi gjithashtu se ata do të jenë gjithmonë pranë të gjithë popullit, veçanërisht myftinjve të zgjedhur, të cilët punojnë me përkushtim për ushtrimin e këtyre të drejtave.

Minoriteti turk i Trakisë Perëndimore protestoi me një marshim masiv më 29 janar 1988, pasi gjyqësori grek vendosi të mbyllte shoqatat me fjalën “turk” në emrat e tyre me arsyetimin se “nuk ka turq në Greqi”. Më 29 janar 1990, kur ishte viti i dytë i këtyre reagimeve, disa grekë fanatikë nacionalistë ndërmorën sulme masive kundër turqve në Komotini dhe Ksanthi.

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore zhvillon aktivitete përkujtimore çdo vit më 29 janar si pjesë e Ditës Kombëtare të Rezistencës dhe Solidaritetit. (TRT)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …