leoni

KEK reagon pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc: Jemi në kontakt me autoritetet për sanim të situatës

Turqia zyrtarisht ka dënuar sulmin në Zubin Potok, ndërsa ka kërkuar që terroristët të dalin para drejtësisë

Ministria e Jashtme e Turqisë  ka dënuar ashpër sulmin e rëndë të kryer gjatë mbrëmjes së djeshme në kanalin e ujit në Zubin Potok, në veri të Kosovës. Ky kanal ka një rëndësi jetike për furnizimin me ujë dhe energji elektrike të Kosovës, dhe çdo akt i dhunshëm që dëmton këtë infrastrukturë ka pasoja të rënda për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Në një njoftim zyrtar, Ministria turke theksoi se është e nevojshme që autorët e sulmit të identifikohen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë. Pavarësisht ngjarjes së rëndë, Turqia shprehu shpresën se autorët do të përgjigjen për veprat e tyre dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …