Tym lotsjellës edhe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Burimet e fundit nga Kuvendi, ku pas ndërprerjes së seancës  po mbahej takimi i Kryesisë,  bëjnë të ditur se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Derguti, e cila ishte duke marrë pjesë në mbledhje ka hedhur  tym  lotsjellës edhe ne mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja është ndërprerë menjëherë dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë. Kjo është hera e parë që tymi lotsjellës është hedhur në tubimet e Kryesisë së Kuvendit prej kur ka filluar aksioni i vendosur i deputetëve të opozitës për të pamundësuar mbajtjen e seancave të rregullta deri në anulimin e marrëveshjeve të ka nënshkruar kryeministri Isa Mustafa me Qeverinë e Serbisë, lidhur me formimin e AKS-së dhe kërkesave kundër demarkacionit me Malin e Zi, i cili  nga marrëveshja paraprake ka përfituar disa mijëra hektarë tokë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …