leoni

U aprovua versioni final i Autostradës së Dukagjinit

Komiteti drejtues ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Istog-Peje-Deçan-Gjakovë – Prizren”, ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për variantin final të këtij projekti. Përzgjedhja e këtij varianti  të Autostradës së Dukagjinit, vjen pas dëgjimeve publike të realizuara me qytetarët e të gjitha komunave që i përshkon ky projekt. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kryesues i këtij komiteti, theksoi rëndësinë e këtij vendimi i cili i hapë rrugë projektimit të detajuar. Mes të tjerash shtoi se më këtë autostradë, Kosovës i hapet perspektivë më e madhe me krijimin e lidhjeve me korridoret pan evropiane. Anëtarët e komitetit diskutuan edhe për të tjera aspekte të ecurisë së realizimit të këtij projekti, ndërsa u shprehën të kënaqur me procesin e deritanishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me 30 prill përkujton 26-vjetorin e rënis së Komandantit Ilaz Kodra

Në nderim të 26-vjetorit të rënies së Komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve dhe martirëve …