leoni

U arrit pajtimi për njohjen e stazhit të punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999

Gjatë një takimi në Prishtinë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, së bashku me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në koordinim të plotë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, kanë takuar sot përfaqësuesit e SBASHK-ut, kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, u është arritur pajtimi për fillimin e aplikimit për njohjen e stazhit të punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 për të gjithë punonjësit e arsimit, të cilët kanë punuar në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës në atë periudhë. Aplikimi për këtë të drejtë, të njohur edhe me Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, do të fillojë dhe do të njihet menjëherë për të gjithë punonjësit e arsimit në atë periudhë të rëndësishme historike për popullin e Kosovës dhe për arsimin në Kosovë. Zëvendëskryeministri Shala dhe ministri Abrashi kanë njoftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të realizuar të drejtat ligjore të merituara për të gjitha kategoritë e njerëzve që kanë kontribuar në të gjitha fushat e jetës, gjatë periudhave historike të fitimit të lirisë dhe pavarësisë së vendit. Ata, po ashtu, premtuan përkrahje të gjithanshme për punonjësit e arsimit në Kosovë.


 


Lajmet 15. 1. 2016  ora  8.00


 


Komuna e Shtimes sot mbanë Akademi Përkujtimore kushtuar Masakrës së Reçakut të kryer 17 vite më parë nga ushtria dhe policia e Serbisë.  Në Akademinë Përkujtimore pritet të marrin pjesë autoritetet më të larta të vendit dhe drejtues të komunës së Shtimes. 17 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kishin filluar sulmin e përgatitur kohë më parë kundër banorëve të Reçakut dhe Togës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhej në pozicion përballë forcave serbe.  Rreth orës 6.30 minuta forcat policore dhe ushtarake  serbe, të pajisura me  me artileri të rëndë kishin filluar ta  granatonin  Reçakun prej vendeve ku ishin pozicionuar shumë kohë më parë:  te Pishat, Gështenjat mbi Shtime, Rrasa e Çallakut dhe te  Kodra përmbi Reçak. Fillimisht sulmi i furishëm ishte ndërmarrë në drejtim të  Pikëa  UÇK-së, ku ndodheshin ushtarët e Togut të Reçakut. Gjatë luftimeve bien shumica e luftëtarëve. Pasi kishin hedhur granata në çdo lagje dhe pothuajse në çdo shtëpi, forcat kriminale serbe ishin futur në fshat dhe kishin  filluar bastisjet nëpër të gjitha  shtëpitë. Në ato çaste një pjesë e madhe e fshatarëve kishin filluar të tërhiqeshin në drejtim të maleve, meqë gjatë granatimit nuk kishin lëvizur nga vendi. Kriminelët serbë, në mesin e tyre edhe serbë të Shtimes e fshtarve përreth, kishin arrestuar të gjithë banorët që nuk kishin arritur të largoheshin me kohë dhe i kishin grumbullura në disa shtëpi të fshatit. Në luftime  për ta mbrojtur popullatën e rrezikuar në mënyrë fatale nga barbarët serbë kanë rënë dëshmorë: Ali Beqa nga Pusteniku i Kaçnikut, Ismail Luma nga Kraishta e Lypjanit,  Mehmet Mustafa Shaqir Berisha,  Kadri Syla, Enver Rashiti, të gjithë nga Reçaku, Skënder Çarri nga Graiçevci, Nazim Kokallari nga Budakova dhe Sadik Mujota nga Mallapolci. Me rastin e rënies së Sadik Mujotës është vrarë  edhe bija e tij Hanëmshaheja 16-vjeçare.  Janë shpallur dëshmorë edhe të rënët e asaj dite: Hasan Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani dhe Ragip Bajrami.  Atë ditë janë martirizuar edhe 41 banorë të Reçakut.


 


Gjatë qëndrimit në vendin tonë, miku i dëshmuar i popullit shqiptar, William Walker deklaroi se Kosovës i duhen njerëz të rinj dhe që janë arsimuar të merren me politikë. Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-ambasadori i OSBE-së, në Kosovë gjatë luftës çlirimtare, William Walker theksoi se nuk përkrahë dhunën në protesta, por përkrah çdo protestë ku  ka arsye për të protestuar. Ai shtoi më tutje se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizon takime të shpeshta me shqiptarët  që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë dhe ata janë vazhdimisht të brengosur me sutuatën në Kosovë.


 


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim diploamtin e shquar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Uiliam Voker, që po qëndron në vendin tonë në prag të përkujtimit të masakrës së Reçakut. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i shfaqi mirënjohje ambasadorit Walker, për rolin e tij në etapa të ndryshme të zhvillimeve në Kosovë, posaçërisht për kohën kur ai ishte vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur viktimat e pafajshme dhe duke e klasifikuar vrasjen e tyre – krim kundër njerëzimit.


 


Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që masën e arrestit shtëpiak të deputetëve: Pal Lekaj, Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti ta zëvendësojë me masën për paraqitje në stacion policor. Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të vazhdojë masa për paraqitje në stacion policor edhe për Besa Baftiun ,Teuta Haxhiun dhe Time Kadriajn.


 


Duke komentuar propozimin e shefit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci bërë partive opozitare për të draftuar statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se kjo ofertë është e vonuar. Unë mendoj që tani është shumë vonë që të mendohet për diçka tjetër, kur dihet se kryeministri e ka shkelur kushtetutën e vendit dhe tani ne presim të reflektojë me dorëheqje dhe vendi të shkojë ne zgjedhje, asnjë negociatë tjetër nuk mund të kemi përpos të ulemi dhe të caktojmë zgjedhjet. Kjo është dashur të bëhet para se të nënshkruhet marrëveshja, para se të shkelet kushtetuta e vendit, të diskutohej në parlament dhe jo pasi që të kryhen të gjitha punët. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese është parë që këta kanë shkelur Kushtetutën dhe duhet të japin llogaridhënie, ka deklaruar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.


 


Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur për të tretën ditë me radhë sonte, duke mos lejuar pjesëmarrjen e medieve për të përcjell zhvillimet që po ndodhin brenda subjektit më të madh në vend. Për dallim nga dje ku krerët e partisë më të madhe në vend u mblodhën në hotel “Emerald” sonte ata kanë ndaluar në selinë e PDK-së që gjendet në qendër të Prishtinës. Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, kryetari i e zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dha një prononcim për media ku tha se ata nuk u diskutua për zgjedhjen e tij si president i Kosovës, e as mundësinë e kandidimit të Kadri Veselit si kryetar të kësaj partie, pasi që ai të bëhet president, transmeton ksp. “Nuk është diskutuar për këto çështje. Partia Demokratike e Kosovës do ta respektojë në tërësi marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partnerët e tjerë të koalicionit. PDK ka një lidership shumë të fuqishëm, të organizuar, gjithashtu me një kuadër shumë të fuqishëm politik në kuadër të Republikës së Kosovës, me një program, agjendë dhe vizion të qartë, prandaj është në një rrugë shumë të mirë në kuadër të vazhdimit të reformave të brendshme edhe në parti për suksese të reja. Por, është një situatë krejt e zakonshme, e avancuar dhe shumë e suksesshme”, tha Thaçi.


 


Pas sulmit kamikaz në qendër të Stambollit, Turqia ka sulmuar pozicionet e militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak duke përdorur tanket dhe artilerinë e rëndë. Autoritetet njoftuan se nga sulmi kanë mbetur të vrarë më shumë se 200 ekstremistë të organizatës terroriste. Për mediat u prononcua edhe kryeministri i vendit, Ahmet Davutoglu. Ai tha se kjo ishte një përgjigje e shtetit turk ndaj terrorizmit, duke shtuar se në javët në vijim, Ankaraja mund të lansojë edhe sulme ajrore. Nga shpërthimi kamikaz në Stamboll humbën jetën 11 persona, ku pjesa më e madhe e tyre ishin shtetas gjermanë. Sulmi u ekzekutua nga një shtetas që vinte nga Arabia Saudite, i quajtur Nabil Fadli. Ai kishte hyrë në Turqi përmes Sirisë duke u regjistruar si një refugjat. Pas hetimeve, autoritetet konfirmuan se ai ishte një militant i Shtetit Islamik. Autorësia e sulmit u mor përsipër edhe nga vetë organizata terroriste nëpërmjet një postimi në internet.


 


Komunisti i Titos dhe hyzmeqari i djeshëm e i sotëm i Beogradit, Azem Vllasi, i fërkohet Hashim Thaçit, duke paralajmëruar mundësinë që ai mund të zgjidhet kryetar i Kosovës. Fërkime të tilla ky ish zyrtar besnik i Jugosllavisë u ka bërë të gjith pretendentëve për kryetarë të Kosovës,  me shpresë për ta emëruar ndokund ambasador, apo hyzmetçar  në vendet sllave të Ballkanit.  Ai ka thënë se LDK dhe PDK e kanë shumicën dhe sipas tij,  janë pajtuar që Hashim Thaçi të emërohet kryetar i Kosovës. Mund të ndodhë ndonjë gaz lotsjellës, por Thaçi i ka votat, ka thënë Vllasi me shpresë se Thaçi apo njerëzit e tij të kujtohen për ish jugosllavin më besnik dhe më të “merituar” nga klasa shqipfolëse komuniste jugosllave, e cila aktualisht po qeverisë në Kosovë në pajtim me Beogradin dhe në kundërshtim me forcat liridashëse të vendit.


 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …