U bë pranim – dorëzimi i Planit për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në takim znj. Jennifer Ober – drejtoreshë e Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, me ç’rast në mënyrë protokollare ajo i ka dorëzuar kryetarit Haliti, Planin për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale.

Kryetari Haliti, fillimisht ka falënderuar USAID-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën e Vitisë dhe me këtë rast, theksoi se ky plan është shumë i rëndësishëm dhe ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe gjithëpërfshirjen në ofrimin e këtyre shërbimeve për qytetarët tanë, në Zyrën Kadastrale Komunale (ZKK).

Përndryshe, përmes këtij bashkëpunimi, do të punohet në Rritjen e kapaciteteve të stafit, përmirësimin e infrastrukturës, avancimin e teknologjisë për një ofrim më të lehtë të shërbimeve, dhe prioritizimin e të drejtës së trashëgimisë për grupet e përjashtuara shoqërore, veçanërisht gratë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar për të siguruar që shërbimet kadastrale të jenë të pranueshme dhe të barabarta për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e ndarjes nga jeta të Prof. Sylejman Zeka, kryetari Aliu ka ngushëlluar familjen Zeka

Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu me rastin e ndarjes nga jeta të …