Me rastin e Ditës së çlirimit të komunës së Suharekës– 13 qershorit, delegacione të ndryshme kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve dhe te përmendoret e atyre që ranë për lirinë e vendit. Kryetari i komunës Bali Muharremaj, me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe te Varrezat në parkun e dëshmorëve, Te shtatorja e Besim Ndrecës, Te shtatorja e Fadil Vatës, Te permendorja e Kenan Halimit, Te lapidari i 500 martirëve të luftës, Te shtatorja dhe te varri i ish kryetarit të Komunës Ukë Bytyçit, Homazhe janë bërë edhe në Carralevë dhe në Qafë te Duhlës.