Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, zyrtar komunal, Përfaqësues nga organizatat e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë, familjar dhe qytetarë të shumtë bënë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në fshatin Rogovë e Hasit dhe Kompleksi Memorial në fshatin Krushë e Madhe dhe tek vendi i rënies në malet e Gallushes mbi fshatin Iliron (ish Doberdelan), në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit, Shefki Thaqi dhe Enver Duraku.
Me këtë rast Kryetari Latifi tha se vepra heroike e Dëshmorëve të Kombit është shëmbëlltyrë e guximit, atdhedashurisë dhe sakrificës.