U botua monografia e Bedri Tahirit kushtuar dëshmorit, Jashar Jashari, Komandant Duraku

Kohë më parë doli nga shtypi monografia e Bedri Tahirit kushtuar dëshmorit, Jashar Jashari, Komandant Duraku. Në këtë libër, autori ka ndriçuar jetën dhe veprën e e luftëtarit të lirisë, Jahar Jashari dhe të bashkëluftëtarëve të tij, në 17-vjetorin e “Betejës së Hamidisë”, në qershor të vitit 1998, kur ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte shtrirë edhe në fshatrat e Rrafshit të Kosovës. Bedri Tahiri ka shkruar libra të shumtë për dëshmorët e UÇK-së, por edhe për personalitete të njohura të Drenicës e më gjerë.

Libri: “Jashar Jashari-Komandant Duraku” përurohet  më 11 qershor 2015, në  Qendrën e Kulturës, “Hasan Prishtina” në Vushtrri, duke filluar në orën 11. 30.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Tafilaj: Libri “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” i autorit, Adem Lushaj, është përuruar edhe në Urfa të Turqisë

Në qytetin e Urfës, Turqi, u mbajt promovimi i librit “Krimet Serbe në Kosovë – …