Policisa

U caktua masa e paraburgimit kundër katër policëve të arrestuar më 11 prill 2023, lidhur me plagosjen e një serbi, në veri të Kosovës

Gjykata Themelore në Mitrovicë, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë, ka marrë vendim  për caktimin e masës së paraburgimit kundër  katër policëve të arrestuar më 11 prill 2023, lidhur me plagosjen e një qytetari serb, në veri të Kosovës. Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake i kësaj gjykate, ku ndaj të akuzuarit,  është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, pasi i njëjti dyshohet për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “manipulimi me prova”. Kundër  tre të dyshuarve të tjerë për veprën penale “moslajmërim i veprës penale”, S.U., F.M. dhe M.M. është caktuar masa e arrestit shtëpiak në afat prej 30 ditësh. Inspektorati Policor i Kosovës, më 11 prill 2023 ka njoftuar se janë arrestuar katër zyrtarët policorë që dyshohet se janë përfshirë në plagosjen e një serbi në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …