U certifikuan 66 gra vitiase në fushën e përpunimit të ushqimeve të ndryshme

Në Viti u bë çertifkimi i 66 grave vitiase të cilët kanë ndjekur trajnimet në fushën e përgatitjes së ushqimit tradicional, përpunimit të pemëve dhe perimeve, përpunimit të qumështit dhe të ëmbëlsirave. Gjithashtu është bërë edhe përurimi i biznesit “ Arona” në fshatin Gjylekar të Vitisë, i cili merret me përgatitjen e ëmbëlsirave. Ky biznes do të menaxhohet nga Bukurije Berisha, e cila edhe ka përfituar pajisje për pune por edhe trajnime profesionale. Të dyja këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit “Përkrahja e grave dhe vajzave drejtë fuqizimit ekonomik përmes vetëpunësimit dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale”, projekt ky që është pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ( IADK) në partneritet me Komunën e Vitisë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtyre aktiviteteve ka folur në veçanti për rëndësinë që ka pasur ky projekt për komunën e Vitisë. “ Ky projekt ka pasur një rëndësi të veçantë për komunën e Vitisë, pasi që me të ne kemi ndihmuar qytetarët vitias në veçanti gratë që të hapin bizneset e tyre dhe të gjenerojnë të ardhura. Për këtë dua të falënderoj të gjithë që kanë bashkëpunuar në këtë drejtim dhe sot dua të urojë jo vetëm znj. Bukurije Berisha e cila ka hapur biznesin e saj por edhe të gjithë gratë të cilët kanë ndjekur dhe përfunduar me sukseset trajnimet”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai potencoi se ndonëse Komuna e Vitisë, e ka pasur të kufizuar dhe të pamjaftueshëm buxhetin në bashkëpunim me partnerët e shumtë ata e kanë shumëfishuar atë. Ndërkaq Zenel Bunjaku drejtor ekzekutiv i Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), u shpreh falënderues ndaj Komunës së Vitisë dhe Kryetarin Haliti për bashkëpunimin e mirë duke potencuar se shpreson se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Ndërkaq një fjalë rasti e ka mbajtur edhe Fjolla Raifi nga UNDP, e cila theksoi edhe bashkëpunimin e mirë që kanë pasur me këtë komunë dhe foli mbi të arriturat e këtij projekti në komunën e Vitisë. Përndryshe në aktivitetet e ditës së sotme ka marrë pjesë edhe Arlinda Sahiti, Drejtoresh për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …