U dekorua me titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, në sallën e Kuvendit të Komunës u mbajt Seancë Solemne, ku u dekorua me titullin “Qytetar Nderi” Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj. Ky titull i është dhënë si vlerësim për kontributin e tij dhënë shqiptarëve të Kosovës, në proceset më të rëndësishme që ka kaluar populli ynë në rrugën deri tek liria dhe pavarësia dhe tani si President i Republikës së Shqipërisë, në përfaqësimin dinjitoz dhe mbështetjen e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë, në përçimin e frymës së vëllazërisë, bashkëpunimit dhe solidaritetit si vlera që ngrenë lartë ndërgjegjen kombëtare. Kryetari Ramosaj citoj faleminderit Shkelqësia juaj, President z. Bajram Begaj, për nderimin dhe respektin që na dhatë ne dhe qytetit të Deçanit duke pranuar këtë titull të jeni Qytetar Nderi i Komunës së Deçanit!

May be an image of 2 people

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …