U dhanë edhe 7 parcela për shfrytëzim në Agrozonë dhe në Zonën Industriale në komunën e Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj dhe 7 ( shtatë ) afaristë kanë nënshkruar kontratat për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës. Nga gjithsejtë shtatë hapësira që u dhanë, 5 janë në Agrozonën Industriale në Samadraxhë dhe 2 tjera në Zonën Industriale në Shirokë. Në Zonën Industriale në Shirokë, kanë përfituar hapësira dy Kompani të Suksesshme suharekase si “Graniti&Co” Sh.p.k. me pronar Islam Balaj dhe Kompania “Famis CO-HC” SHA me pronar Fadil Bytyçin, ndërsa në Agrozonën Industriale kanë përfituar afaristët si persona fizik: Refki Zogaj, nga fshati Samadraxhë, Veli Bylykbashi, nga Samadraxha, Reis Muhameti nga Prizreni, Kadri Zogaj, nga Samadraxha dhe Arif Muhamedi, nga Prizreni. Të gjitha këto prona janë dhënë ne shfrytëzim me afat të gjatë kohor deri në vitin 2115.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …