leoni

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

U dorëzua në Kuvend peticioni për tërheqjen e Trustit me 21 mijë nënshkrime

Organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit kanë dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrimet e mbledhura në Kuvendin e Kosovës. Adnan Jashari, iniciator i këtij peticioni, ka thënë se po presin që Kuvendi të votojë pro projektligjit të Trustit. “Si iniciator i trustit me disa vullnetarë që na kanë ndihmuar për mbledhjen e nënshkrimeve kemi dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës ku presim që deputet të votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen e 30% të trustit. Gjithashtu kërkesa është edhe për sistemin pensional të kalohet në sistem të ri pensional”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …