U firmos një dokument që detyron studentët në Shqipëri të marrin pjesë në seminare e leksione

Derisa në  disa universitete të Shqipërisë bisedohet nëse në  këtë vit akademik do të mund të zhvillohet mësim normal në kushte protestash të paralajmëruara nga pedagogë e studentë, është firmosur një dokument që penalizon studentët nëse nuk marrin pjesë në seminare e leksione. Pra, ato që më herët ishin fakultative, leksionet, nga ky vit janë bërë me detyrim. Fakultetet do të mbajnë regjistër mungesash në orët e shpjegimit, sikundër edhe në seminare dhe në fund kërkohet një total orësh prezence me qëllim për t’u futur në provim. Në të kundërt, studentët rrezikojnë përsëritjen e vitit akademik. Përpos kohës së vitit të humbur, ata paguajnë tarifë shtesë si për provimet që lënë për vjeshtë, ashtu edhe tarifë vjetore në rast të përsëritjes së të gjithë vitit. Në përfundim të vitit akademik, Ministria e Arsimit ka firmosur një udhëzim, atë nr. 13.datë 20.06.2022 për “Frekuentimin e procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarisë mësimore në auditor dhe ciklit të studimit”, në të cilin përcaktohet sasia e orëve që duhet të frekuentojë në seminare e leksione çdo student, në varësi të llojit të ciklit të studimit që ndjek.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …