Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës, mbrëmë është mbajtur kuvendi i Këshillit Lokal të fshatrave Ngucat dhe Temeqinë, ku është votuar dhe është zgjedhur përbërja e këshilli, si dhe kryetari e nënkryetari. Kryetar i Këshillit Lokal për Ngucat dhe Temeqinë, është zgjedhur Skënder Shala nga Ngucati, ndërsa nënkryetar u zgjodh Remzi Krasniqi nga Temeqina. Pjesëmarrës në votim ishin 106 anëtarë, u zgjodhën edhe nëntë anëtarë te kryesisë së këshillave të tyre që përbëhet, me pesë anëtarë nga fshati Ngucat, dhe katër anëtarë nga fshati Temeqinë. Procesi i formimit dhe mbajtja e zgjedhjeve për këshillat lokal, monitorohet dhe mbikëqyret nga komisioni komunal i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, të cilët i njoftojnë anëtarët e kuvendeve të këtyre këshillave, me rregulloren për formimin e këshillave, procesin për zgjedhjen e këshillave dhe procedurat tjera.