Është bërë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj ka thënë se qëllimi i formimit të komisionit është që të shikohet se si ka shkuar procesi për tekstet shkollore. Deputeti i Vetëvendosjes , Armend Muja ka propozuar që javën ardhshme t’i përkushtohen këtij qëllimi dhe të bëhet një plan pune. Ndërsa, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Dumoshi është shprehur e shqetësuar me gjendjen aktuale në arsim. Sipas saj, edhe sot shumë nxënës nuk janë të pajisur me libra shkollorë. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arjeta Fejza, e cila tha se ky është konstatim i vetë deputetes.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …