Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mori pjesë në hapjen e Panairit Dimëror, i cili u hap në “Sheshin Skënderbeu” në Prishtinë. Komuna e Prishhtinës është tradicionalisht nikoqire e këtij panairi, i cili organizohet nga Asociacioni i Agjencive Rajonale për Zhvillim dhe mbështetet nga Komisioni Evropian. Në fjalën e tij, kryetari Shpend Ahmeti tha se është kënaqësi të merr pjesë në hapjen e këtij panairi, i cili poi u jep mundësi prodhuesve vendor të ekspozojnë prodhimet e tyre. Ai e cilësoi edhe këtë panair, si edhe tregun e prodhimeve vendore dhe tregun e fundvitit si mundësi të zhvillimit ekonomik, jo vetëm të Komunës së Prishtinës, por edhe të gjithë regjionit në përgjithësi. Ai falenderoi AARZH-në për organizimin dhe zyrat e Komisionit Evropian dhe atë të BE-së për financimin e vazhdueshëm që i japin evenimenteve të këtilla. Panairi dimëror do të jetë i hapur për tri ditë dhe në të do të ekspozojnë mallërat e tyre rreth 70 biznese regjionale.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …