Të premtën në qytetin e Rahovecit u hap zyrtarisht Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2024” , nën organizimin e Komunës së Rahovecit dhe Shoqatës “Hardh Fest”.
Në magjinë e rrushit, verës e rakisë sot nisi Festa e Vjeljes së Rrushit e cila për çdo vit mbledh dhe bashkon prodhues dhe adhurues të rrushit, të verës dhe rakisë, prodhime këto tashmë të njohura edhe ndërkombëtarisht si dhe muzikës e cila i bën mbrëmjet rahovecase unike dhe të paharrueshme për këto që shkel në Rahovec, atëherë kur vjelet rrushi dhe hardhitë pikojnë dashuri.
Në hapjen zyrtare festën e nderuan dhe adresuan fjalët e tyre: Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Ministri i MBPZHR-së, Faton Peci, Kryetari i Komunës së Gjakovës Adrian Gjini, Pronari i kompanisë “Orllati Group” Avni Orllati.
Ca kokrra rrushi dhe shumë mikëpritje e dashuri do gjeni kudo në Rahovec!
Mirë ardhshi!