leoni

U kremtua Dita e Shkollës “Kuvendi i Junikut”

Gjimnazi “Kuvendi i Junikut” në Junik, kremtoj 11 vjetorin e themelimit të Gjimnazit dhe 107 vjetorin e Kuvendit të Junikut. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, uroj nxënësit dhe mësimdhënësit duke i përgëzuar për sukseset e arritura gjatë këtij viti dhe vlerësuar lartë përkushtimin për punë. Kryetari Kuçi u zotua për përkrahje të vazhdueshme nga komuna e Junikut në ngritje të cilësisë dhe dinamizimin e sukseseve të institucioneve shkollore të Junikut, duke kujtuar sakrificën dhe kontributin ndër breza për një shoqëri mirë të arsimuar dhe me respekt të lartë duke kujtuar veprën dhe kontributin e mësimdhënësit tashmë të ndjerë Abaz Krasniqi që sot ju mungoj kolegëve dhe nxënësve në këtë ditë kremte. Dita e Shkollës u përcoll me një program kulturo-artistik të përgatitur nga nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Junikut”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …