leoni

U kujtua 25-vjetori i betejës së ashpër të familjes emblematike Lleshi nga Vraniqi kundër pushtuesve serb

Markalleshët janë simbol i dinjitetit, trimërisë, nderit dhe krenarisë, për luftën e pakursyer që ata kanë bërë për lirinë e atdheut. Sot kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtor kanë përkujtuar betejën e lavdishme të 7 gushtit 1998, njëkohësisht dy dëshmorët e kësaj beteje, Mark Tunë Lleshin dhe Kolë Gjon Lleshin, nuk u dorëzuan, por zgjodhën të luftojnë me armiqtë që kishin mësyrë, për të mbetur dëshmi e një qëndrese që do të kujtohet brez pas brezi. Familja Lleshi me vendosmëri vazhdoi luftën kundër pushtuesit, pa u lëkundur asnjëherë në rrugën e lirisë, e vetëdijshme se për këtë qëllim ia vlen të luftohet e të vdiset. Në këtë rrugëtim të vështirë e shumë fisnik, do të përjetësohen në detyrë, edhe dy luftëtarë trima, vëllezërit Prend Zef Lleshi dhe Memë Zef Lleshi, të cilët ranë me 28 janar 1999 në pritën armike, në Goden të Hasit. Markalleshët u bënë një me idealin për çlirimin e atdheut dhe nderuan truallin shqiptar me gjakun e derdhur të katër dëshmorëve. Djemtë e kësaj familjeje atdhetare dhe markalleshët e Vraniqit, edhe pas 25 vjetësh, vazhdojnë të jetojnë e të ndihen krenarë për angazhimin dhe kontributin e pamohueshëm për çlirimin e Kosovës. Nderime dhe lavdi, sot e përmot! Ka thënë kryetari Latifi ndër të tjera në këtë përkujtim.

Mund të jetë një imazh i teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …