U kujtua Profesori Sabahajdin Cena

Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të prof. dr. Sabahajdin Cenës, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe familjarë të të ndjerit si dhe degën e OVL-UÇK-së bëri homazhe te varri i tij, për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij.

Prof. dr. Sabahajdin Cena ishte një kontribuues i madh, si i penës ashtu edhe i pushkës, duke dëshmuar përkushtimin ndaj lirisë dhe arsimit. Ai mbetet një figurë shembullore e guximit, dijes dhe përkushtimit ndaj kombit. Kujtimi për të do të rrojë gjithmonë, e vepra e tij do të jetë frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.

Lavdi jetës dhe veprës së prof. dr. Sabahajdin Cenës, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Më 13 janar do të hapet ekspozita kolektive e organizuar nga studentët e Fakultetit të Edukimit dhe të Arteve

Nesër, duke filluar nga ora 12:00, në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, …