Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot. Lajmin e ka konfirmuar vëllai i tij. Ai ka thënë se janë duke shkuar rrugës për ta marrë atë. Hasan Dakaj ishte arrestuar në pikëkalimin kufitar Merdarë në fillim të janarit 2024. Më 6 Janar 2024, kishte dalë para gjykatësit të procedurës paraprake, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, respektivisht, deri më 3 shkurt 2024. Ndërsa me datë 10.01.2024, Dakaj e kishte konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999”.
Kontrolloni gjithashtu
KQZ-ja ka njoftuar hapjen e procesit të akreditimit për vëzhguesit që do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar hapjen e procesit të akreditimit për vëzhguesit që do …