U mbajt Akademi Përkujtimore në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Avdi Kelmendi

Sot në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Avdi Kelmendi ( 1951-1996) në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë,  u mbajt një Akademi Përkujtimore  në nderim të jetës dhe veprës së tij. 

Për jetën dhe veprën e Avdi Kelmendit foli i burgosuri politik, Selatin Novosella, i cili çmoi kontributin e Avdiut në kundër të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, qysh në vitet 70 e deri në ditën e ndarjes nga jeta, më 18 janar të vitit 1996. Në fjalën e tij para të pranishmëve bashkëvuajtësi në burgjet e Serbisë, Muhamet Rugova foli për qëndresën e Avdiut në burg, për temperamentin, solidarësinë, afrinë me të burgosurit.

Lidhur me aktivitetin e Avdi Kelmendit, në Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve, të cilën e kishte iniciuar profesor Anton Çetta, foli bashkëveprimtari i Avdiut, mulla Xhevat Kryeziu, i cili veçoi urtësinë, maturinë dhe kontributin që ka ai i ka dhënë këtij aksioni, jo vetëm në rrethin e Lypjanit por edhe në vendet të tjera të Kosovës.

Për monografinë “Avdi Kelmendi jeta dhe veprimtaria atdhetare II” foli dr. Zymer Neziri, i cili çmoi të dhënat që janë prezantuar në libër dhe të cilat  i ofrojnë lexuesit pasqyrë realiste të veprimtarisë atdhetare të Avdi Kelmendit.

Në fund para të pranishmëve u dha filmi dokumentar: “Avdi Kelmendi një jetë kushtuar Atdheut”.

Në emër të familjes së veprimtarit, Avdi Kelmendi të pranishmit i përshëndeti, Albulenë Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …