Akademi - Teki Dervishi

U mbajt Akademi përkujtimore në 8-vjetorin e ndarjes nga jete të shkrimtarit e poetit, Teki Dervishi

Skena e gazetarisë shqiptare shënon sot 8 vjetorin e ndarjes nga jeta të gazetarit me zë të fuqishëm, Teki Dervishi. Letërsia shqiptare, përkujton përvjetorin e vdekjes së një shkrimtari rebel, me një penë të guximshme. Në kujtim të këtij personaliteti të shquar shqiptar, sot në Shkup u mbajt një akademi përkujtimore ku personalitet që kanë njohur Dervishin, folën për jetën dhe krijimtarinë që la pas tij. Kritiku letrar, Ahmet Selmani, duke elaboruar stilin letrar të penës së Dervishi, tha mes tjerash se, e gjithë poezia e tij është një kundërvënie dhe protestë, mospajtim dhe revoltë.

Ahmet Selmani, Kritik letrar: Pra, kemi të bëjmë me një rebelim shumë të guximshëm, finok dhe elegant, me të cilin na e bën me dije se ai ishte plotësisht i ndërgjegjshëm se ku jetonte, se liria ishte vetëm një utopi e dhimbshme. Kështu, vizioni poetik i tij ishte mahnitës në kontektsin kohën kur jetoi e  krijoi, sepse nga distanca e sotme kohore ai realitet i sëmurë u shndërrua në një gërmadhë historike dhe në një kujtim të trishtë e rënqethës”.

Sipas, gazetarit Emin Azemi, Teki Dervishi jo vetëm që ishte kompleks për nga natyra dhe veçantia e shkrimeve të tij por edhe për faktin se ai në letërsinë tonë bashkëkohore është shkrimtar më produktiv dhe vepra e tij shënon shkollë shkrimi

Emin Azemi, gazetar: Teki Dervishi arriti të krijoj një opus letrar në të cilin hetohet një sistem idesh, një concept unik e estetik, një vetëdije krijuese e cila kur vështrohet në të gjtiha planet del si një artist, ai që arrin të krijoj një univers artistik”.

Ndërkohë, shkrimtari, Xhabir Ahmeti, duke folur për kujtimet që ndan me Dervishin, tha se më në fund po vjen koha që të flitet zëshëm kundër harresës së këtij krijuesi të veçantë dhe kundër përpjekjeve për t’u harruar vlerat e mëdha letrare që I ka krijuar ai.

Xhabir Ahmeti, Shkrimtar: Ai ishte një intelektual I veçantë, I binin në sy cikrrimat që e fshinin realitetin e atëhershëm të përhirtë. Nëpër atë zymti, nëpër atë kohë të shurdhër e shihte shtëpinë e tij, që njëherit është edhe shtëpia jonë kolektive e mbukluar me kashtë sip o rrënohet dhe e dëgjonte rënkimin e saj”.

Teki Dervishi lindi më 16 Janar 1943 në Gjakovë dhe vdiq me 29 qershor 2011 në Prishtinë. Është shkrimtar dhe publicist shqiptar nga Kosova. Deri në vdekjen e tij ishte drejtor i gazetës ditore “Bota Sot”. Gjatë gjithë jetës së tij u mor me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama.

Teuta Buçi /SHENJA/

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …