U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të rënies së heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica, të rënë në altarin e lirisë në Betejën e Kosharës, gjatë luftës në Kosovë. Në këtë akademi kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës, gjeneral Sami Lushtaku, drejtorët komunalë, familjarë të dëshmorëve, gjeneralë e ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të shoqatave të luftës, të ftuar dhe qytetarë tjerë, ku është lartësuar heroizmi i Abaz Thaçit dhe dëshmorëve tjerë, që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës. Kjo akademi është mbajtur nën organizimin e shoqatës së ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2024”, në nderim të Betejës së Kosharës.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …