leoni

U mbajt Akademi përkujtimore për heronjtë: Tahir e Nebih Meha, dëshmorin, Malush Ahmeti dhe 31 të rënët e Skenderajt

U mbajt Akademi përkujtimore për heronjtë: Tahir e Nebih Meha, dëshmorin, Malush Ahmeti dhe 31 të rënët e Skenderajt

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në Akademinë përkujtimore që u mbajt në Skënderaj tha se sot  përkujtohen dëshmorët, luftëtarët e etapave të ndryshme të historisë shqiptare, që luftuan me çfarëdo që kishin kundrejt një force shkatërrimtare, siç ishte armiku ynë i përbetuar. “Në një ditë si kjo, 38 vite më parë, Kulla e Nebih Mehës ishte gjendur e rrethuar nga milicia serbe, që për detyrë kishin arrestimin e të pabindurit Tahir Meha. Në përpjekje për ta çarë rrethimin, meqë po iu mbaronte municioni, kishin rënë në altarin e lirisë, babë e djalë, Nebih e Tahir Meha, duke shkruar kështu një faqe të veçantë të heroizmit dhe sakrificës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi nga okupatori jugosllav. Ata ranë në fushën e nderit, dhe askush nga bashkëfshatarët e tyre madje as burrat e familjes Jashari, nuk arritën t’u dalin në ndihmë, nga rrethimi i çeliktë me tanke dhe autoblinda të shumta.  “Por, në ditën e varrimit të Nebih e Tahir Mehës u bë një betim. Shaban Jashari me dy djemtë e tij, Ademi e Hamza, tashmë ishin zotuar se krismat e pushkës nuk do të ndalen deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës, nga okupatori serb. Jashari ka përkujtuar edhe dëshmorët tjerë të UÇK-së, Malush Ahmetin dhe 31 heronj të tjerë të kombit në 20-vjetorin e rënies.

Në emër të familjarëve ka folur mbesa e Tahir Mehës, Ajete Mala, e cila tha se ndjehet krenare për veprat e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …