leoni

U mbajt Akademi Përkujtimore për veprimtarin Liman Aziz Kryeziu

Nën përkujdesjen dhe organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe familjes së veprimtarit, Liman Aziz Kryeziu, të premtën u mbajtë Akademi përkujtimore dhe shkencore për veprimtarin, Liman Aziz Kryeziu, e bashkëveprimtarët, si Ukë Hasan Kryeziu, Adem Shaqir Kryeziu, Sherif Hasan Kryeziu, nga fshati Bubavec i Malishevës, por edhe Mustafë Dergutin nga Rahoveci. Të pranishëm ishin kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, i AAK’së Ramush Haradinaj, përfaqësues institucional lokal e qendror, kryetar komunash, përfaqësues nga FSK-ja, Policia e Kosovës, të partive politike dhe ata fetar e shumë qytetarë nga mbarë trojet e gjeografisë shqiptare.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me një fjalë rasti për këtë akademi përkujtimore për veprimtarët në fjalë, mes tjerash tha se për institucionin tonë, është nder i madh që po angazhohemi në shërbim të qytetarëve tanë, vendit tonë, por mbi të gjitha angazhimi ynë ka edhe më tepër kuptim, kur ne ruajmë, promovojmë dhe përcjellim tek brezat e rinj, vlerat më sublime të kombit tonë, ngjarjet e rëndësishme historike nëpër të cilat ndër vite kanë kaluar të parët tanë, dhe sakrificat e vështirësitë me të cilat është ballafaquar populli dhe vendi ynë, me theks të veçantë, në këtë rast, zona jonë e Llapushës. Qëllimi i kësaj Akademie është përkujtimi dhe nderimi i një periudhe plotë sakrificë, ajo e vitit 1945, ku Kosova kalonte një periudhë të përgjakshme dhe shumë të vështirë politike, ku shqiptarët ballafaqoheshin me terrorin serbo sllavë, me qëllimin e vetëm, frikësimin e popullit shqiptar dhe dëbimin nga trojet tona me synimin për ta ndryshuar strukturën e popullsisë nga shqiptare në atë sllave.”

Ndërsa, Komandant Çeliku – Fatmir Limaj si udhëheqës politik i shumë proceseve kombëtare, theksoi se, “Sot jemi mbledhur këtu për të nderuar veprimtarin, atdhetarin Liman Aziz Kryeziu dhe bashkëluftëtarët e tij, që tërë angazhimin e tyre patriotik e vënë në shërbim të atdheut dhe kombit, si dhe ia kthyen me pushkë pushtuesit serbë, e nuk e pranuan aneksimin ushtarak të Kosovës nga ish Jugasllavia. Kjo rezistencë ishte edhe për ne frymëzim deri në kryengritje të përgjithshme që kulmoj me luftën e UÇK dhe Lirinë e Pavarësinë e Republikës së Kosovës.”

Në këtë akademi folën edhe ish kryeministri, Ramush Haradinaj, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi dhe shumë folës të tjerë nga jeta publike institucionale dhe shkencore e Republikës së Kosovës.

Në fund në emër të familjes të pranishmit i falenderoi për pjesëmarrje, Mulla Xhevat Kryeziu.

Lavdi të gjithë dëshmorëve ndër kohë dhe breza që dhanë jetën për Shqipërinë e lirë dhe të Bashkuar!

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti mbledhjen e Dymbëdhjetë për vitin 2024

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e dymbëdhjetë e Komitetit për Politikë …