leoni

U mbajt aktiviteti Karvani shëndetësor “PërSHËNDETje” në fshatin Ratkoc

U mbajt aktiviteti Karvani shëndetësor “PërSHËNDETje” në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit. Të gjithë vizitorët e fushatës u informuan për sëmundjet jo të transmetueshme, aktivitetin fizik, ushqyeshmërinë e shëndetshme me fokus diabetin, hipertensionin dhe astmen. Nga karvani shëndetësor në Ratkoc përfituan shumë qytetarë të rritur, po ashtu në kuadër të këtij aktiviteti vullnetarë nga QMF Ratkoc, u vaksinuan qytetarë të shumtë me vaksina kundër gripit sezonal. Karvanet shëndetësore dhe sesionet për sëmundjet jo-ngjitëse realizohen në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor- AQH Project” i cili zbatohet nga Swiss TPH dhe KOPF dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

May be an image of 7 people, people smiling, hospital and text

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …