Në qytetin Xhonston të shtetit të Ajovas në SHBA është mbajtura ceremonia e organizuar me rastin e dërgimit të përbashkët të trupave nga Forca e Sigurisë Kosovës dhe Garda Kombëtare e Ajovas në mision paqeruajtës. Në një adresim përmes videos, komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, tha se ky është një moment historik për vendin. “Faleminderit popullit të Ajovas si dhe udhëheqësve si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë federal për besimin ndaj të arriturave të FSK-së dhe popullit të Kosovës”, ka thënë Rama. Kim Reynolds guvernatore e Ajovas, vlerësoi përkushtimin e këtyre forcave për lirinë, duke i falenderuar për sakrificën dhe shërbimin. Më 6 janar, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka thënë se për dërgimin e misionit paqëruajtës në shqyrtim janë dy vende. “Për vende, i kemi dy opsione, Kuvajtin dhe Irakun, por presim që shumë shpejt ta konfirmojmë këtë. Sado të jetë simbolike, pjesëmarrja jonë është shumë e rëndësishme për FSK-në dhe Kosovën”, ka deklaruar Rama. Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga zyrtarë shtetërorë se opsioni i Irakut është më pak i mundshëm, pasi ky shtet ende nuk e ka njohur Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …