U mbajt ceremonia e diplomimit të maturantëve në Qendrën e Kompetencës në Malishevë

Sot, në organizim të Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, u mbajt ceremonia e diplomimit të maturantëve për njëmbëdhjetë klasa të kësaj shkolle profesionale. Ngjarja u shënua me pjesëmarrjen e drejtoreshës së Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, dhe shefit të kësaj drejtorie, Sabit Berisha. Në fjalën e saj drejtoresha Krasniqi, e cilësoi këtë ceremoni si një ngjarje të rëndësishme për komunën dhe për maturantët. Ajo theksoi se maturantët janë imazhi më i mirë për Komunën e Malishevës dhe përgëzoi të gjithë për arritjet e tyre. “Sot është një ngjarje me rëndësi për ju si maturantë, por edhe për neve si komunë. Ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e vendit. Prandaj, në emër timin personal dhe në emër të institucionit të komunës, ju uroj me rastin e diplomimit dhe tani më jeni të profesionalizuar në drejtimet që keni studiuar. Urime dhe shumë suksese në studime, në punë dhe në jetë,” tha drejtoresha Krasniqi. Drejtori i Qendrës së Kompetencës, Nazmi Zogaj, vlerësoi angazhimin dhe arritjet e maturantëve që nga fillimi e deri në përfundimin e shkollimit të tyre. “Ju tani keni potencialin e mjaftueshëm për të bërë gjëra të mëdha, sepse jeni profesionalizuar dhe ne presim kontributin tuaj,” u shpreh drejtori Zogaj. Në përfundim të ceremonisë, të gjithë maturantët, sipas klasave, morën diplomat e përfundimit të shkollimit të mesëm, duke e mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre arsimore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …