Sot u mbajt ceremonia e hapjes së punimeve të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu Bardhë. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se përmes kësaj autostrade po lidhet Anamorava me Kosovën Lindore. Ai shtoi se ky projekt është meritë e të gjitha qeverisjeve paraprake. Ka diçka qe na bënë me u ndie më mirë sot kur i kujtojmë të rëntë për liri pasi sot na është bashkuar edhe një ndjenjë tjetër. Sot atdheu ynë po bëhet më i bashkuar, ka thënë Haradinaj. Ndërsa Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se autostrada do t’i ndihmojë zhvillimit të bizneseve të kësaj pjese, derisa u bë me dije se projekti do të zgjas rreth 30 muaj, vlera e të cilit është 87 milionë euro.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …